Posts

Tu folë me vedi

Image
*** Zjermi mbetet fenomen i lirë asht e vërtetë se a shtrejtu druni, shkrepsja po ajri me i dhanë jetë asht i lirë. Nuk e kanë thanë ende ditën kur ka me u shtrejtu mundet shpejt, ose e kanë rritë dhe unë s’e kam kuptu se nuk di ma se çka me llogaritë ma parë. Fjalët janë boshe, zjermin e merr era. E kështu në nji marri teme, pasunarsh ndoshta mora shkrepsen, nji shuk letrash e ula për zjerm te vendi ku gjanat ende më duken të lira deri edhe marrija. Pak dru, i lagësht, me folë atë çka ishte por dru që digjet shpejt arka të vogla që i ndërtojnë për mallna e kur e kryjnë proçesin i hedhin si gjana pa vlerë. Ndeza letrën e parë, shkrepsja u mbyt e nuk e ndezi flaka blu vdiq shumë shpejt, as e dyta, as e treta veç flakë blu e pastaj shkrumb. Marr i lexoj letrat që kam marrw me ndezë sigurimi shëndetsor, fushata për shëndetin rreziqe, parandalime rreziqesh vrapo ‘sa nuk asht vonë’, a nuk ma pat thanë edhe mjeku kshu njiherë? Provoj letra tjera, kësaj radhe a...

Gilmana Bushati: 'Ma e bukura na mbetet me jetu'

 Urbani u ndal para derës së fabrikës dhe punëtorët e përgjumun prisnin tanë nerva t’u hapej dera. N’at’ turmë kishte edhe ndonji që hante me dhambë bishtin e cigares, e tymi përzihej me duhmën e trupave, të teshave të lagshtituna dhe me ajrin që thithnin dhe nxjerrnin. Dera u hap e turma u derdh jashtë tu iu gëzu ajrit e tu iu idhnu vendit ku po drejtohej. Nuk donte me dalë prej urbanit, ishte ngjeshë te njena prej dritareve dhe shihte jashtë nji panoramë tanë avull. Kishte aq dëshirë me ndejtë në urban dhe me u kthy me ‘te në shpi, sa ishte gati me qa për vedin, ‘sa e marrë, kush ka me më lanë në shpi me u shtri e me fjetë’. Nji dorë e fortë e tërhoqi drejt derës së daljes. Mirë që ishte me gryksën e punës, qepun nga ai lloj dokut që kushedi se me ça e përzinin kinezët që s’kishte burrë nanet me u shky, se të tjerat ia kishte shky tanë ajo tërheqje. Dhe ashtu me hapa të lodhun si tanë të tjerët, veç energjikut që kishte në krah, hyni në fabrikën e shëmtume. Ajo i radhiti me men...

Gilmana Bushati: Nana nuk ka dashtë kënd tjetër ma shumë se ty (II)

  Albana e puthi t’amën. Tjetra u zu krejt si papritë dhe u ngashëru. Ia fshiu lotët dhe i tha se kishte nevojë me shku me fjetë. Kjo humbje ndoshta kishte me kenë fillimi i një lidhje të ngushtë me njena-tjetrën, të dyja kishin nevojë. Deri at’ ditë mes tyne kishte kenë Ija. E në mungesë të saj, u duhej me e mbushë boshllëku. Çarçafave u vinte era milva, e ama ishte kujdesë me i ndërru pak minuta ma parë. Ia vuni fajin kësaj arome për pagjumësinë. Tërhoqi me kujdes pantallonat që i kishte hedhë në nji karrige aty afër dhe prej atje nxorri copën e letrës që ia pat dhanë e ama. Adresa e fundit e Ijes. E shkrume me laps. Në dritën e vokët të nadjes arriti me i lexu shkronjat. Dinte me u orientu me ato shkronja. Vetë Ija ia kishte mësu. Herët e para kur kishte kenë ndër vorre me Ijen, kishte pa andrra të këqija dhe shpesh qante se të vdekunit kishin me ardhë me e marrë. ‘Mos u ban e marrë, nuk të vijnë me të marrë ty’, i thoshte Ija, e cila nuk harronte me i thanë që ‘mos ki...