Posts

Gilmana: A mundem me të dashtë?

*** A mundem me të dashtë edhe pse luftë po bahet jashtë fmi e gra mbyten n'andrrat e tyne me qeshë armët përdoren me lindjen e nadjes e mbarimin e mbramjes A mundem me të dashtë edhe pse gjaku derdhet rrugicave me emën e pa emën e frymën e fundit lirimtari e dha te dera e shpisë për me ruejtë katër muret e dheut të vet A mundem me të dashtë edhe pse dashnia s'ka shpëtue ende asnji veç mbyllë i ka njerzit në burgje të ndërgjegjes e kurrë s'e fitoi betejën e vet A mundem me të dashtë zemër edhe pak perëndon por puthja jote nji njeri ka për ta zgjue me e mbulue me mornica me ia ndritë lapsin rrugën me ia ba tambël se nesër prapë ka me shkue duert në gjak me i zhytë në gjoks me fminë e për fminë me luftue. *** Mos flej due me t'i shijue sytë hapë tek më shndrisin ditën natën ma bajnë andërr më len t'i puthi ato shtigje ku të vallëzon qielli e dielli ndejshëm në njenin cep të rri edhe po ra shi Mos flej due me të shijue se je edhe pse ankohesh për dhimbjet e tueja...

Irhan Jubica: Dashunia s’asht ma e gjelbërt

PREMTIM Pa mbarue andrrën E kthimit n’dhè lulesh Rana ka vdekë Q’prej asaj kohe I pari za Ti I vetmi Por sonte Mos guxo me më ringjallë Varkë e vogël Harrue i kam Përrallat E tekat e jetës Por ajo çka duket Fundi im nuk asht Nuk ke si ikë Jam Nili I thamë Mbas miliona jetësh VONË Vonë Tash asht vonë Edhe për me nisë Edhe për me mbarue Asht vonë Për me dashtë Për me urrye gjithashtu M’kanë mbetë pak gjana Vocrrake Aq pak Sa i mbështjell Brenda një lëkure të kalbun Molle Dashunia S’asht ma e gjelbërt RELIEV Heshtave t’shikimit tand të lirë Prej hane Shpirti i natës mbetun Në ty thërrmohen Pëshpëritjet e pajeta T’një gëzimi vetues Dhe detit të përgjumun Heshtjes Kujtime zjarresh shuhen Në kasollen e paçati të yjeve Djepit të një oktapodi Andrra njiqelizorësh Mëkon nji perlë Dëshirat janë andrra zogjsh Të pagojë ÇMENDË Jam çmendë Patjetër Tash që ty Vazhdoj me të jetue Nëse ti ke lindë E veç do a...

Ballsor Hoxha: Hëna ruan lëkurën tonë çdo natë

Plaku i ndërtesës përballë  Është një plak Fqi në ndërtesën përballë Kur bie errësira zhbëhet ajo fija e zhurmëshme e ditës Dhe fillon krijohet ozoni i qytetit Që na lidh të gjithëve së bashku në një botë Dhe gjërat mbeten ashtu si janë përfundi saj Ai del për të shëtitur Por së pari merret me llambën elektrike afër shkallëve E shkund fuqishëm derisa e ndez Është një luftë e vogël miniaturë Si kopshtet japoneze Në mes tij dhe qytetit Pastaj si një kodër e vogël por e plotë Me kapelën mbi atë Niset ngadalë Shëtit në sheshin e ndërtesave Ecë ngadalë mbi simetrinë e tij shtruar me pllaka katrore Ngadalë dhe qetë E shikoj derisa mbështillet i tëri nga nata Si nga një kuqkë e humbur Mbeten vetëm katrorët Pastaj dal edhe unë Por në qytet I tëri më duket si një shtjellë zjarri Krijuar nga mungesa e prekjes Si një vorbull llave grishëse Dhe tërë kohën me gjithë dritat e ndezura Ndjejë një nevojë të mbetem nën kapelën e tij. Tigri  Nuk është kafsha ...

Gilmana Bushati: Sandra

Ato qeshën me të madhe, deri edhe pylli sikur u trand prej gazit të tyne. Gjashtë veta, gjashtë gra, nuk u ndryshonte shumë mosha, ulun afër nji zjermi të madh, ba afër bregut të detit me nga nji gotë venë në dorë dhe me nga nji pjatë plastike para, ku kishin ushqime të sapo pjekuna aty për aty. I kishte ba me qeshë Zyraja, lezeti i asaj shoqnie, e cila gjithnji në këto raste ruante gjanat ma pikante me ua tregue shoqeve. Xhina, e cila ende po qeshte, u shërbeu edhe njiherë venë të tanave, nji venë e kuqe, e trashë, e ambël, që e kishte ble te nji i njoftun i saj nëpër fshatrat afër detit. '-Ka lulzue këtë javë Xhina gra- tha Zyraja, tuej ngacmue shoqen që sapo ia kishte mbushë gotën me venë. Xhina u llastue pak dhe i bani me dorë asaj që ta linte atë muhabet që sa kishte fillue. '-Fol vetë Xhinë, se po fola unë, pastaj ti e di se si flas'- vazhdoi Zyraja. '-Si nuk m'le rehat mori dreq...ja mori gra, don me thanë që m'erdhi kangëtari këtë javë, ndejti nja...

Arlinda Brühl: Ma paska ënda të ngopem me ëndrra

Dua! Dua... ...në kristalin e kripës të jetoj, të djersës tënde të nxehtë. Nga trupi yt të buroj, mbi lëkurë të të derdhem si det. Të të jem një bulzë mbi buzë... tek vërtitesh dua të shkëlqej, të të rrjedh pastaj mu në gojë. Shijomë ... që të të ndiej!! "kafé financiare" në dashurinë tënde për mua, do të ketë gjthmonë një "faleminderit" për çastet e mbushura me të qeshura frenetike, dhe një rracion të mirë trishtimi dhe urrejtjeje të mbimerituar për dhimbjet e shkaktuara pa, ose me dijeni të plotë. do të ketë një mbidozë te fjalise "artiste muti qe jeni!" dhe një rracion të konsiderueshëm malli djegës për romantikën e epokës me shikime oqeanike. do të ketë dhe një rracion të majmë magjepsjeje për dlirësinë time qafëthyese, vetëshkatërruese (se s´i di ti të pathënat mbrojtëse!) do të ketë edhe pak idioti mashkullore, shtriqur rrëfimeve të kota mbi ish-dashnoret e tua të çcuditshme, qe kam dashur t´i shfaros (edhe) ...