PROZA Alda Bardhyli - Dashuri; Valbona Karanxha - Kalifornia
Alda Bardhyli Dashuri -Më thuaj çfarë ndjen? -Më duket sikur nuk e kam më gjoksin, kam frikë të zhvishem pasi më duket sikur nuk do ta shoh në pasqyrë dhe do të trembem... Burri vështroi fytyrën e hirtë të gruas që më shumë se 40 minuta qëndronte e ulur në poltronin bri dritares. Flokët e saj dukeshin si të lagur ndërsa I përsëriste se ‘kjo i ndodhte çdo ditë’ -Sa kohë ke që e ndjen këtë ?, e pyeti ai -Muaj, iu përgjigj ajo Prof Alan hoqi me ngadalë syzet duke i vendosur mbi tryezë. Afroi dosjen e saj dhe lexoi : Miranda H, avokate. E martuar me dy fëmijë.” Kaq kishte shënuar për të -Atëherë çfarë ndodh kur ju bëni dashuri me tët shoq?’ Gruaja vendosi dorën në kraharor dhe hodhi vështrimin tej dritares. “Kam muaj që s’bëj dot dashuri’, tha ajo -Kjo që thoni është e vërtetë, ju jeni ende e martuar? -Po, tha ajo -Kam frikë të vë dorën në gjoks, më kuptoni, më duket sikur më është shkëputur nga trupi. Nuk mund ta lë tim shoq të më afrohet… P...