Të du si bora vjet
*** Përditë shkoj në Rumi me gurin mbajtë mbi shpindë gjithmonë at’ ma të madhin marrë poshtë kambëve të tij e ngjitem pa ba za, pa folë me kënd kur e uli atë peshë takoj vedin që më flet, më thotë që ia ka vlejtë gjithë kjo ngjitje përpjetë ia ka vlejtë si për dekë ashtu dhe për jetë. Këta gurë ia kanë vlejtë, pa ia dà, qysh me diell e me hanë se veç kur qesh më falë dy jetë. Vrapoj teposhtë si e marrë du me u ngjitë prapë e prapë poshtë më presin gurë të tjerë deri sa t’i mbaroj du me u ngjitë kam frikë pa të taku, kam frikë se shumë më kanë mësu me të harru. Ngjitem e përditë ngjitem herë si gru, herë si burrë herë si fmi e herë si zog të kish kenë për mu folenë te vedi e kisha ndërtu me sqep e kisha gërmu Nën zhurmën e gurëve që kamba i shklet pëshpërimat më tregojnë përralla të lashta të lashta aq sa fjala por nuk flas, veç frymoj kështu shkruhen përrallat thonë vazhdoj gjithmonë ma lart as sa guri jem i maparshëm ma lejon. Zemër sa të mbarojnë ky mal, nuk ...