Posts

Showing posts from February, 2020

Vajza qyteti

Image
Hyni në korridorin e errët dhe nji burrë, me nji bluzë bojëkafe, dikur duhej të kishte kenë e bardhë, i tregoi nji derë të vogël me gisht dhe u largue. Silueta e tij humbi shpejt n’errësinë, që i futi të dridhunat, edhe pse jashtë ishte ditë dhe ishte qershor. Hezitoi pak me hy n’at derë. Ajo ishte tue ra brendë, i mungonte brava, në vend të saj ishte nji birë e madhe, nga e cila dukej nji tel i trashë që lidhej diku përbrenda. E shtyu derën. Duhma e randë e urinës i shpoi hundën. Urinë përzi me erë lagshtinet dhe vjetrsinash. Vuni dorën te goja, pastaj me ‘te zunin edhe hundën. Iu drejtue fill dritares dhe e hapi. I mbeti dërrasa e kapakut në dorë. U përpoq që t’i vendoste gozhdat te birat e tyne dhe dërrasa ndejti. Ndërkohë ajri i pastër e drita që hynen e banen me hapë sytë. Në nji shtrat hekurit në qoshe të dhomës ishin ba grumbull disa mblesa, nji pjesë dukej se ishin të shkyme. Vuni cepin e nji çarçafi, që kishte ngjyrën e bluzës së burrit. Mezi dukej nji jastëk. Nuk e pa p