Posts

Showing posts from January, 2012

Letër e Linës

Motër, po prisja autobusin si çdo ditë në orën 07.00 për të shkuar në punë. Ai po vononte, siç bën zakonisht. Aty pranë meje ishin dy vajza, edhe ato po niseshin për punë. Mendova me vete se ata që nisen në punë në këtë orë të ditës, apo më herët, janë thjeshtë hallexhinj, që mezi u del për të ngrënë, që e shtyjnë jetën, ashtu siç e di që e shtyj edhe unë. Po vajzat ishin të qeshura në atë orë. Po mendoja se fëmive nuk ua kisha lënë drekën gati, por vetëm i kisha porositur, kur rastësisht dëgjoj bisedën e tyre. Duhet të ishin të të njëjtës moshë, po njëra i kishte flokët ngjyrë kafe, tjera të zeza, njëra diçka më e shëndoshë se tjetra. Kjo e shëndoshta po i thoshte shoqes së vet, që mbrëmë kishte bërë thonjtë, i kishte bërë me xhel, i kishte limuar dhe që sipër xhelit kishte hedhur dhe një solucion tjetër, që nuk ia mbaj mend emrin. Në të vërtetë Motër, thonjtë e saj, ishin brilantë, dukeshin të bukur, të kuq të ndezur edhe si me ndriçim. Shkëlqenin në atë stacion autobusi, në gjithë a